Katër përbërës.
Asgjë tjetër.

Birra Tirana është ndër të paktat birra në Shqipëri që prodhohen sipas ligjit gjerman të pastërtisë së birrës (1516): vetëm ujë, malto elbi, lupolo dhe maja.

Kokrra malto elbi dhe kallinj elbi mbi gur të errët

Malto e elbit

Shpirti i birrës. I jep ngjyrën, ëmbëlsinë dhe sheqernat që duhen për fermentim. Vjen nga Bortmalt (Kroaci) dhe Stamag-IREKS (Austri).

Kone lupoloje të freskëta mbi gur të errët

Lupolo

Erëza e birrës. I jep aromën, hidhësinë që balancon ëmbëlsinë e maltos dhe shkumën e bardhë. Vjen nga fushat e Bavarisë.

Teknologu i fabrikës pranë kazanit me maja

Majaja

I jep jetë birrës: e kthen sheqerin e maltos në alkool dhe gaz karbonik dhe çliron aromat. E njëjta kulturë majaje përdoret prej më shumë se 30 vjetësh.

Ujë burimi që spërkat nga një brokë qelqi

Uji i Selitës

Përbën mbi 90% të birrës. Vjen nga burimi i Selitës, pas malit të Dajtit, dhe ka shijen dhe fortësinë ideale për birrë.

Si prodhohet

Si lind një
Birra Tirana

Dhjetë hapa dhe rreth katër javë durim.

  1. 01

    Bluarja

    Malto peshohet sipas recetës së kryeteknologut dhe bluhet imët. Lëvozhga e kokrrës ruhet e plotë, sepse ndihmon më vonë në filtrim.

  2. 02

    Përzierja

    Malto përzihet me ujë në kazan inoksi dhe nxehet deri në rreth 70 °C. Enzimat e kthejnë amidonin në sheqer.

  3. 03

    Filtrimi i mushtit

    Mushti i ëmbël ndahet ngadalë nga bërsia. Bërsia shkon në ferma si ushqim për bagëtinë.

  4. 04

    Zierja

    Mushti zien me lupolon që i jep hidhësinë. Më pas shtohet lupolo aromatike për shijen tipike.

  5. 05

    Ftohja

    Mushti ftohet deri në temperaturën e duhur për majanë dhe ngopet me ajër të filtruar.

  6. Teknologe pranë tankut të fermentimit
  7. 06

    Fermentimi

    Rreth 7 ditë fermentim i poshtëm në temperatura të ulëta. Sheqeri kthehet në alkool dhe gaz karbonik.

  8. 07

    Stazhionimi

    Rreth 3 javë në tanke të ftohta, nga 0 deri në −2 °C. Birra qartësohet dhe gazohet natyrshëm.

  9. 08

    Filtrimi

    Birra filtrohet derisa të jetë e pastër dhe e kthjellët, pa mikroorganizma që e prishin.

  10. 09

    Mbushja

    Mbushet në fuçi, shishe qelqi, kanaçe dhe PET, deri në 29 000 shishe në orë.

  11. 10

    Kontrolli laboratorik

    Çdo prodhim kalon teste mikrobiologjike dhe fiziko-kimike në laboratorin tonë para se të dalë në treg.

Si shërbehet

Gota, temperatura, mbushja

Mënyra si shërbehet birra ndikon te ngjyra, shkuma, gazi dhe sidomos te shija.

  1. Gota

    Zgjidhni një gotë shumë të pastër. Edhe një papastërti e vogël e ul shkumën dhe e ndryshon shijen. Gotat e Birra Tirana kanë një vijë që tregon deri ku mbushet birra.

  2. Temperatura

    Shërbejeni në 3–7 °C. Birra shumë e ftohtë i “mpin” shqisat e shijes dhe e bën më të thatë dhe më të hidhur.

  3. Mbushja

    Mbajeni gotën në 45° dhe derdheni birrën ngadalë anash. Kur të jetë përgjysmë, drejtojeni gotën dhe derdhni pjesën tjetër në mes. Shkuma duhet të ngrihet mbi vijën e gotës.

Dy gota birre të derdhura mirë, me shkumë të bardhë

Si shijohet

Shijimi nis para gllënjkës së parë

Shijojeni birrën me qetësi, si diçka që e bëni me qëllim.

  1. Ambienti

    Zgjidhni një vend të qetë, të rehatshëm dhe me dritë natyrale, që të shihni mirë ngjyrën, qartësinë, flluskat dhe shkumën.

  2. Shikimi dhe aroma

    Shikoni ngjyrën e artë dhe flluskat e imëta. Pastaj tundeni lehtë gotën dhe nuhatni aromën: maltoja dhe lupoloja e freskët në ekuilibër. Nëse birra është shumë e ftohtë, ngroheni gotën pak në pëllëmbë.

  3. Shijimi

    Merrni një gllënjkë dhe mbajeni birrën pak në gojë. Do të ndjeni ëmbëlsinë e maltos, hidhësinë e këndshme të lupolos dhe një aciditet të lehtë, para se ta gëlltisni.