Punoni me ne

Birra Tirana mbetet lider në tregun e birrës sepse ka ditur të sjellë në ekip njerëz të talentuar, me pasion për punën dhe krenari për produktin.

Si punësojmë

Vlerësojmë njerëzit, jo njohjet

Rekrutimi bazohet vetëm te aftësitë dhe vlerat e kandidatit. Kush hyn në ekip, rritet me trajnime të vazhdueshme dhe me mundësi reale për karrierë.

Departamentet

  • Prodhimi

    Për momentin nuk ka vende të lira
  • Laboratori

    Për momentin nuk ka vende të lira
  • Financa

    Për momentin nuk ka vende të lira
  • Shitja

    Për momentin nuk ka vende të lira
  • Marketingu

    Për momentin nuk ka vende të lira
  • Burimet njerëzore

    Për momentin nuk ka vende të lira
  • Logjistika

    Për momentin nuk ka vende të lira

Vendet e lira publikohen në këtë faqe. Mund të na dërgoni CV-në edhe tani.

Për studentët

Programi i trajnimit dhe praktikës

Për studentët që duan ta nisin karrierën më herët. Praktika zgjat 3–6 muaj, 15–20 orë në javë, në zyrat qendrore dhe pranë distributorëve në qytete të ndryshme.

  1. Praktikë në shitje

    Njihuni me procesin e shitjes, markën dhe produktet, tregun dhe konkurrencën. Mësoni të parashikoni shitjet dhe të ndërtoni marrëdhënie me distributorët dhe klientët.

  2. Praktikë në marketing

    Punoni për zhvillimin e markës, reklamat televizive dhe ato në ambiente të jashtme e të brendshme, materialet promocionale, aktivitetet dhe fushatat në marketingun dixhital.

  3. Kush mund të aplikojë

    Studentë të vitit të tretë bachelor ose master në administrim biznesi dhe marketing, me rezultate të larta.

Aplikoni

Dërgoni CV-në tuaj

Ose shkruani te [email protected] dhe telefononi në +355 4 222 9770.