Birrë më të mirë
Përbërës natyralë nga më të mirët në botë, ujë burimi nga Selita, teknologji bashkëkohore dhe mbi gjashtë dekada përvojë. Çdo produkt garantohet sipas standardeve evropiane të cilësisë.
Ku ta gjeni
Kompania më e madhe e prodhimit të birrës në Shqipëri u shërben konsumatorëve të saj me të njëjtën shije dhe të njëjtin identitet prej më shumë se gjashtë dekadash.
Historia jonë
Birra Tirana nisi në vitin 1960 si pjesë e Kombinatit Ushqimor “Ali Kelmendi”. Sot është birra më e pëlqyer nga shqiptarët dhe qëndron denjësisht mes pilsnerëve më të mirë në Evropë.
Fabrika nis punën me teknologji ruse dhe çeke dhe me kapacitet prej 75 mijë hektolitrash në vit. Po atë vit ndërtohet edhe fabrika e maltos, që përpunon elbin e Korçës, ndërsa lupoloja kultivohet në Pogradec.
Uji vjen me një linjë të posaçme nga burimi i Selitës, si edhe sot. Receta e parë, pilsner bionde dhe brune, u krijua nga inxhinierë që kishin studiuar në Çekoslovaki. Birra shitej në shishe qelqi 0,5 litra, në arka druri, dhe në fuçi druri 50 litra.
Kapaciteti rritet në 150 mijë hektolitra në vit. Pjesa më e madhe e makinerive ruse zëvendësohet me makineri nga Gjermania Lindore dhe Suedia. Deri në vitet ’90, fabrika furnizon mbi 80% të tregut shqiptar.
Pas rënies së sistemit socialist, kombinati ndahet në ndërmarrje më të vogla. Njëra prej tyre është Birra Malto, që në vitin 1998 bëhet shoqëri aksionere. Vijnë investime të reja në pasterizim, etiketim dhe paketim, me teknologji nga Krones dhe Alfa-Laval.
Rreth 98% e kompanisë blihet nga dhjetë kompani të njohura shqiptare dhe 2% mbeten në pronësi të punonjësve. Fabrika rikonstruktohet plotësisht, me mbi 15 milionë euro investime. Nga viti 2002, birra eksportohet në SHBA, Angli, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Greqi, Zvicër dhe Itali.
Në korrik 2006, kompania e ndryshon emrin nga Birra Malto sh.a. në Birra Tirana sh.a., njësoj si marka që prodhon që nga viti 1960. Po atë vit nis linja e re Krones për shishen familjare PET 1,5 litra.
Irfan Hysenbelliu, president i Hysenbelliu Group, bëhet aksionari kryesor. Për të është një rikthim: në vitin 2001 ishte ai që bashkoi dhjetë aksionarët që privatizuan kompaninë.
Vlerat tona
Suksesi ynë mbështetet te klientët dhe konsumatorët që na zgjedhin çdo ditë.
Përbërës natyralë nga më të mirët në botë, ujë burimi nga Selita, teknologji bashkëkohore dhe mbi gjashtë dekada përvojë. Çdo produkt garantohet sipas standardeve evropiane të cilësisë.
Çdo klient është partner, nga rrjetet e mëdha të supermarketeve te lokali i vogël i lagjes. Duam të jemi për ta jo vetëm furnitorë, por këshilltarë dhe miq.
Mbi 70% e produkteve tona shiten në paketime të kthyeshme: shishet e qelqit 0,50 L dhe 0,33 L në arka plastike dhe fuçitë inoksi 50 L dhe 30 L.
Nxitim pirjen e matur. Jemi kundër alkoolit për shoferët dhe për të miturit nën 18 vjeç, dhe këshillojmë nënat të mos pinë gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.
Mbështetim aktivitetet sportive dhe kulturore që i afrojnë njerëzit dhe e bëjnë jetën më të shëndetshme dhe më të gëzueshme.