PËRBËRËSIT E BIRRA TIRANA

Birrat më të mira në botë përdorin vetëm përbërësit më cilësor dhe të freskët për t’u prodhuar.

Birra Tirana është ndër të vetmet në Shqipëri që prodhohet sipas kërkesave të Ligjit  Gjerman të vitit 1516, të Puritetit të Birrës, duke përdorur vetëm lëndët e para që përcaktohen nga ky ligj dhe që janë uji, elbi dhe lupolo, si edhe majaja për fermentimin e mushtit të birrës dhe që në atë kohë nuk njihej.

Malto e elbit

Malto e elbit është “shpirti” i birrës. Malto është ajo që i jep birrës ngjyrën e saj, ndjesinë e ëmbël të elbit dhe sheqernat e nevojshme për fermentimin. Birra Tirana furnizohet me malto elbi nga prodhues të njohur në botë sic janë Bortmalt, Kroaci dhe Stamag-IREKS, Austri.

Lupolo

Lupolo është e njohur si “erëza” që i jep karakterin birrës duke i shtuar asaj aromën dhe hidhësinë për të balancuar shijen e ëmbël të maltos. Gjithashtu lupolo i jep birrës shkumën e bardhë që krijohet kur ajo hidhet në gotë. Birra Tirana përdor lupolon më cilësore që prodhohet në fushat e Bavarisë dhe furnizohen nga prodhues të njohur të saj nga Gjermania.

Majaja

Majaja njihet si elementi që i jep jetën birrës dhe e bën atë të gjallë. Ajo është një kontribuese shumë e rëndësishme për shijen e birrës, prandaj Birra Tirana përdor të njëjtën kulturë majaje që prej më shumë se 30 vjet. Majaja shërben për të transformuar sheqerin e maltos në alkol dhe gaz karbonik dhe cliron aromat gjatë procesit të fermentimit.

Uji

Uji, i cili është përbërësi që zë mbi 90 % të volumit të birrës, është ndër pikat më të forta që ka Birra Tirana. Ai vjen nga burimi i njohur i Selitës që ndodhet pas malit të Dajtit dhe ka një shije dhe fortësi ideale për prodhimin e birrës. Megjithësi i pasur me minerale ujë i nënshtrohet një procesi filtrimi për të siguruar pastërtinë, cilësinë dhe qëndrueshmërinë e tij.

Share This