KAUZAT TONA

Suksesi ynë bazohet te mirënjohja ndaj klientëve dhe konsumatorëve tanë, që na mbështetin cdo ditë dhe na rritin besimin me vlerësimin e tyre.

Birrë më të mirë

Ne jemi të përkushtuar të prodhojmë dhe shërbejme për klientët tanë birrën më të mirë, duke përdorur përbërësit natyral më cilësor në botë dhe ujin e cmuar të burimit të Selitës, me teknologjinë më bashkëkohore dhe me një eksperiencë 60 vjecare. Të gjitha produktet tona janë të garantuara sipas standarteve më të larta evropiane të cilësisë dhe ruajnë të pandryshuar shijen dhe identitetin e tyre. Ne punojmë me pasion cdo ditë që klientët tanë të shijojnë birrën më të mirë dhe të jenë të kënaqur me cdo gllënjkë birre që pijnë.

Partnerë më të mirë

Ne i konsuderojmë partner, të gjithë klientët tanë, pavarësisht nëse janë rrjete të mëdha supermarketesh dhe bar-restorantesh, apo dyqane dhe lokale të vogla në brëndësi të lagjeve të qyteteve apo fshatrave. Ne nuk jemi thjeshtë furnitorë të disa produkteve të birrës, por me të gjithë pjesëtarët e ekipit tonë synojmë që të jemi konsulentë dhe miq të mirë që punojmë për rritjen dhe suksesin e biznesit të klientëve tanë. Ne e shikojmë biznesin e shërbimit në sektorin e pijeve, ushqimeve dhe të mikpritjes, si një ndër sektorët më të rëndësishëm për të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë dhe të mirëqënies së shqiptarëve, prandaj punojmë cdo ditë për ta rritur dhe forcuar atë.

Mjedis më të mirë

Ne jemi të përkushtuar për të arritur standartet më të larta për ruajtjen e mjedit, prandaj mbi 70 % e produkteve të Birra Tirana prodhohen me paketime të rikthyeshme me shumë përdorime si shishet e qelqit 0.50 l dhe 0.33 l, të ambalazhuara në arka plastike, birra me fuci inoksi 50 l dhe 30 l.Ne i nxitim fuqishëm klientët dhe konsumatorët tanë që të mos konsumojnë produkte me ambalazh të pakthyeshëm që ndotin më shumë mjedisin.

Shëndet më të mirë

Ne promovojmë dhe mbështetim konsumin në mënyrë të zgjuar të birrës, me qëllim që alkoli të mos dëmtojë shëndetin e konsumatorëve tanë. Ne nxitim nënat që të mos konsomojnë alkool gjatë periudhës së shtatzanisë dhe gjatë ushqyerjes së foshnjeve me qumësht gjiri. Ne jemi kundër konsumit të alkoolit nga personat që do të drejtojnë automjetet dhe nga fëmijët apo adoloshentët nën 18 vjec. Ne mbështetit fuqishëm aktivitetet që i shërbejnë përmirësimit të shëndetit fizik dhe mendor, si aktivitetet sportive, kulturore, etj.

Jetë më të mirë, Shoqeri më të mirë

Ne përpiqemi që t’i afrojmë më tepër njërëzit me njëri-tjetrin, synojmë t’i forcojmë më shumë lidhjet dhe miqësitë tuaja, dëshirojmë që të keni një jetë më të shëndetshme dhe më të gëzueshme, plotë energji pozitive dhe kënaqësi, ne mbështetim aktivitetet që i shërbejnë rritjes së mirëqënies materiale, shpirtërore dhe morale të shqiptarëve, ne aspirojmë që shoqëria jonë të jetë më e fortë dhe më të mirë!

Show Buttons
Hide Buttons