10 këshillat kryesore për të pirë në mënyrë të përgjegjshme

1. HANI PËRPARA SE TË FILLONI TË PINI

Mos pini asnjeherë pije që përmbajnë alkool me stomakun bosh. Hani patjetër diçka para se të filloni të pini, por edhe gjatë pirjes. Duke ngrënë ju ngadalësoni përthithjen e alkoolit nga organizmi dhe do të keni më shumë ekuilibër dhe qëndrueshmëri në veprimet që kryeni.

2. KONSUMONI UJË OSE LËNGJE TË TJERA GJATË PIJES

Pini herë pas here ujë ose lëngje të tjera gjatë kohës që jeni duke konsumuar pije që përmbajnë alkool. Ujë ju ndihmon për t’ju mbajtur të hidratuar dhe për të ngadalësuar ritmin e konsumimit të alkoolit.

3. MOS PINI KUR JENI TË SËMURË.

Kur jeni në kushte jo të mira fizike apo jeni duke marrë mjekim, mundohuni të kufizoni konsumin e pijeve alkolike, sepse do ta përkeqësoni akoma më shumë gjëndjen tuaj fizike dhe do të rrezikoni nga reaksionet e ndryshme që alkoli mund të krijojë me medikamentet që ju keni pirë.

4. RUANI NJË RITËM TË ULËT TË PIJES

Përpiquni që të ruani një ritëm të ngadaltë të pijes dhe shmangni mbushjet e përsëritura të gotës, me qëllim që me një pije të zgjasni kohën e konsumit, për të marrë sa më pak alkool, pa e privuar vehten nga shijimi i këtyre pijeve.

5. NUMËRONI PIJET DHE BËNI PUSHIM

Përpiquni të llogaritni sa shpesh dhe sa shumë pini në shtëpi, sepse mund të pini më shumë alkool se sa mendoni në një natë. Mos vendosni në frigorifer shumë shishe birre. Edhe nëse keni birra të tjera në shtëpi, ato do t’ju joshin më pak për të pirë kur janë të ngrohta. Pasi keni konsumuar pije që përmbajnë alkool, përpiquni që të bëni pushim. Pushimi do ta ndihmojë mëlçinë që të qetësohet dhe të rigjenerohet, duke e kthyer organizmin në një gjëndje të shkëlqyer.

6. NJIHNI KËRCËNIMET PËR SHËNDETIN

Mbani gjithmonë parasysh ndikimet afatshkurtra dhe afatgjata të konsumimit të pijeve alkoolike. Konsumimi më i ulët, zvogëlon rrezikun afatgjatë të sëmundjeve të rënda si kanceri, sëmundja e mëlçisë dhe infarkti, përmirëson gjendjen e lëkurës dhe ka një ndikim pozitiv në ciklin tuaj të gjumit.

7. MOS KONSUMONI PIJE ALKOOLIKE, KUR DREJTONI AUTOMJETIN.

Ndaloni konsumin e pijeve që përmbajnë alkool nëse ju duhet që të drejtoni automjetin. Përpara se të dilni nga shtëpia, sigurohuni që të merrni para mjaftueshëm, për t’u kthyer në shtëpi me taksi, nëse keni konsumuar pije alkolike.

8. MOS KONSUMONI PIJE ALKOOLIKE, PËRPARA OSE GJATË KOHËS SË PUNËS

Konsumi i alkoolit, ul përqëndrimin dhe nivelin e reagimit të shpejtë ndaj rreziqeve, si edhe ul produktivitetin e punës tuaj, prandaj duhet ta ndaloni konsumin e pijeve alkoolike kur jeni duke punuar me makineri të ndryshme ose në lartësi që mund të kërcënojnë shëndetin dhe jetën tuaj.

9. GRATË NUK DUHET TË KONSUMOJNË ALKOOL GJATË KOHËS SË SHTATZANISË DHE PAS LINDJES

Institucionet shëndetësore këshillojnë që gratë të mos konsumojnë pije alkoolike gjatë kohës që janë shtatzane, ose gjatë kohës që ushqejne bebet me qumesht gjiri, sepse rrezikojnë të dëmtojnë fetusin apo fëmijën.

10. REDUKTIMI I ALKOOLIT UL NIVELIN E STRESIT

Disa njerëz pinë alkool për t’u qetësuar dhe larguar stresin, por në të vërtetë ai mund t’ju bëjë të keni më shumë ankth dhe depresion. Përpiquni të mos e bëni alkoolin qetësuesin tuaj pas punës dhe provoni alternativa të tjera kundër stresit si p.sh. bëni një shëtitje në ajër të pastër, shkoni në palestër me miqtë apo bëni një dush në shtëpi me muzikë reklasuese në sfond, etj.

Share This