SI SHËRBEHET BIRRA TIRANA

Mënyra e shërbimit të birrës është shumë e rëndësishme për të kuptuar sic duhet cilësitë e saj si ngjyra, qartësia, shkuma, gazi, etj,. dhe për të ndjerë shijen e plotë dhe aromën e birrës. Disa nga gjërat më të rëndësishme që lidhen më mënyrën e shërbimit të birrës janë si më poshtë:

Gota

Si fillim duhet të zgjedhim një gotë të pështatshme dhe shumë të pastër, që t’na lejojë të shohim ngjyrën dhe qartësinë e birrës, si dhe të ndjejmë vetëm shijen dhe aromën e saj.

Nëse gota nuk do të jetë shumë e pastër, kjo do të ndikojë në rënien e shkumës së birrës dhe mund të ndikoj gjithashtu në shijen dhe aromën e saj. Birra Tirana ofron për klientët e saj gotat e krikos 0.5 litra dhe 0.25 litra, me të cilat shërbehet përgjithësisht birra e hapur që mbushet nëpërmjet aparateve të birrës, si edhe gotat që shërbehet birra e mbushur nga shishet e qelqit, apo kanacet.

Temperatura

Temperatura e birrës ka një efekt të madh në shijen dhe aromën e birrës. Nëse do tda ftohim shumë birrën, sic ndodh shpesh nëpër restorantet apo lokalet tona, temperature e ulët do ti ngrijë sensorët tuaj të shijes dhe gjithashtu do të rrisë gazin, thatësinë dhe hidhësinë e birrës, duke ulur dhe penguar perceptimin dhe ndijimin tuaj për shijen, aromën dhe viskozitetin e birrës.

Temperatura e rekomanduar për të shijuar sa më mirë Birra Tirana është 3-7 °C.

Mbushja

Mënyra se si ju e derdhni birrën në gotë (apo sesi e mbushni gotën me birrë) është shumë e rëndësishme për degustimin e një birre me qëllim që të arrijmë të ndjejmë shijen dhe aromën e plotë dhe të kemi pamjen perfekte të saj nga pikëpamja e ngjyrës, qartësisë,  gazit dhe shkumës.

Mbushja e gotës me Birra Tirana duhet të ndjekë një teknikë të vecantë, ndërkohë që  birra të ndryshme ndjekin rregulla të ndryshme për mbushjen e gotës.

Pavarësisht nëse do ta mbushni gotën nga shishja, kanacja apo aparati i birrës në fuci, mbajeni gotën në një kënd 45° dhe derdheni birrën ngadalë në anë të gotës. Kur ta keni mbushur gotën përgjysëm (50 %) drejtojeni gotën dhe hidheni birrën e mbetur ngadalë në mes të gotës. Ndërkohë që hidhni birrën ndaloni herë pas here, jo vëtëm që shkuma e krijuar të ulet paksa dhe të ruani masën midis birrës dhe shkumës, por edhe që të clirohet një pjesë e gazit të tretur në birrë.

Kini parasysh që të gjitha gotat që përdoren nga Birra Tirana, qoftë gotat e krikos, qoftë gotat e shisheve, kanë një vijë që tregojnë masën e gotës. Ajo është vija që tregon se deri ku duhet të shkojë mbushja e birrës, ndërkohë që shkuma duhet të ngrihet mbi vijën shenuese të gotës deri mbi nivelin e gotës.

Share This