Megjithëse të lidhura me njëra tjetrën, shija, aroma dhe ndjesia nuk kanë krejtësisht të njëjtin kuptim.

Njohja e kuptimit të vërtetë të secilës prej tyre, si edhe dallimit që ato kanë me njëra tjetrën, na mundësonë që të kuptojmë të gjitha elementet e degustimit të birrës, të shprehim në mënyrë të plotë të gjithë ndjesinë që na krijohet kur pijmë një birrë, si edhe të përmirësojmë ato elemente që nuk na pëlqejnë te birra.

  • Shija i referohet shqisave brenda gojës tonë duke përfshirë gjuhën tonë
  • Aroma ndodh brenda hundëve dhe lidhet në mënyrë specifike me ndjenjën e nuhatjes
  • Ndjesia është kur shija dhe aroma konvergojnë me njëra tjetrën

Çfarë është shija?

Shija ndodh vetëm brenda gojës sonë. Shija ka të bëjë me mënyrën se si gjuha dhe goja jonë ndërveprojnë me ushqimin dhe pijen. Gjuha jonë ka dy lloje receptorësh. Një lloj receptori  është për shijen,  që mund të gjenden në të gjithë gjuhën tonë.

Ndjesia e gjuhës” vjen nga fundet nervore të lira që gjenden në të gjithë brendësinë e gojës dhe  gjuhës. Ne “prekim” birrën (ose verën) në këtë mënyrë, dhe jemi në gjendje të perceptojmë trupin e saj.

  • Shija është e përqendruar kryesisht në 4 elemente, ëmbëlsinë, kripësinë, hidhësinë dhe thartësinë . Ka edhe dy shije të kontestuara: “Umami” (ose shijshmëria) dhe “metalike”, por është kontestuese nëse njëra prej tyre përbën një shije të vërtetë, ose vetëm një kombinim të teksturës dhe shijeve (dmth ndjesia).
  • Ndjesia e gjuhës” përqëndrohet kryesisht në viskozitetin, dmth, trashësinë apo trupin e birrës.

 

Çfarë është aroma?

Fjalët aromë dhe buket janë në fakt vetëm fjalët që përdoren për të përshkruar erën apo kundërmimin (domenthënë atë që ne zbulojmë duke përdorur hundën tonë). Aromat janë komponime të vogla të paqëndrueshme (që nënkuptojnë: ato fluturojnë në ajër) dhe hunda jonë ka receptorë për t’i identifikuar ato.

Aromat ndjehen në trurin tonë nëpërmjet sistemit limbic, i cili është një pjesë e lashtë e evoluar e trurit tonë që gjithashtu merret me emocionet, sjelljen, motivimin dhe kujtesën afatgjatë. Era apo kundërmimi shpesh mund të shkaktojë përkujtime të gjalla të përvojave të shumë kohëve më parë dhe janë veçanërisht të lidhura me emocionet.

Për ti marrë erë lëngjeve, ne mund ta bëjmë atë në dy mënyra. Njëra mënyrë është përmes flegrave të hundës dhe tjetra është përmes pjesës së prapme të fytit tonë dhe zgavrës tonë ‘retronasale’. Kur ne jemi duke nuhatur një gotë birrë, kjo është metoda e mëparshme, ndërsa shijimi i një gote birrë është metoda e fundit. Disa hulumtime kanë treguar se hemisfera e djathtë e trurit tonë është më e mirë për të dalluar erërat.  Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse mendohet se pjesa e djadhtë e hundës nuhat më mirë se pjesa e majtë.

Çfarë është ndjesia?

Ndjesia është përshtypja e përgjithshme që të lë një birrë ose një verë kur pihet, kombinimi i aromave, shijes dhe ndjesisë së gjuhës. Ndjesia  është se si truri ynë sintetizon aromat, shijen dhe teksturën në një eksperiencë të përgjithshme. Vështirësia vjen kur ne kemi nevojë të komunikojmë idenë e ndjesisë.  Çuditërisht, gjuha apo fjalori që shpesh përdoret rreth “ndjesisë” mund të jetë shumë konfuze, por nëse i përdorni këto shpjegime sic duhet, do të jeni në gjendje të përshkruani cdo lloj shije, arome apo ndjesie.

Show Buttons
Hide Buttons