Ndjesia apo impresioni që të krijohet kur pi një birrë, formohet nga disa element përbërës, më të rëndësishmet prej të cilëve janë aromat, shija dhe ndjesia e gjuhës. Mënyra më e mirë për të shijuar një birrë është të mësoni se si ti identifikoni  dhe të lejoni secilin nga këto elemente që të ndikojë në eksperiencën  tuaj.

Elementet që krijojnë ndjesinë apo impresionin e përgjithshëm kur shijojmë një birrë apo ushqim, ndërveprojnë  fuqishëm me njëri – tjetrin. Ajo që ne nuhasim në një gotë birre do të ndikojë në mënyrën se si ne e shijojmë birrën. Dhe në varësi të llojit të birrës, aromat dhe ndjesitë qe krijohen mund të ngjasojnë me gjëra të ndryshme që ne i kemi më të lehta për ti identifikuar si: lulet, piperi, agrumet, buka, rrushi i thatë, çokollata, pisha, bari, karamelet me gjalpë, bananet, toka, arrat, biskotat, kafeja, karafili, frutat tropikale, etj. Lista mund të vazhdoj të zgjatet, në varësi të aftësisë tuaj për të përcaktuar ngjashmëri  të  tjera.

Por të kuptuarit e elementeve të tjerë – sidomos të ndjesisë së gjuhës – mund ta zgjerojnë përvojën tuaj të njohjes dhe përcaktimit të “shijes”  së birrës në një nivel krejt të ri.

Pra, çfarë është ajo që quhet “ndjesia e gjuhës”? Është pikërisht ajo që duket si: ndjesia e birrës në gojën tuaj, e cila përfshin elementë të tillë si viskoziteti (trashesia), niveli i pH, gazi karbonik, temperatura e servirjes, etj.

Ashtu si elementet e tjerë te birra, “ndjesia e gjuhës” do të ndryshojnë shumë në varësi nga lloji i birrës. Një birrë “stout” do të krijojë ndjesinë e një birre më të trashë sesa një birrë “lager” e freskët, ndërsa dy birra “Weiss” do të kenë gjasa të krijojnë të njëjtën ndjesi të gjuhës, edhe nëse aromat e tyre mund të jenë të ndryshme, në varësi  nga përdorimi i llojeve të ndryshme të lupolos.

Tani që ju e dini se çfarë duhet të vlerësoni kur pini një birrë, do të dini ta shijoni më mirë atë. Dhe rregullat janë shumë të ngjashme si për birrën ashtu edhe për verën apo pijet e tjera:  pamja, aroma, dhe pastaj, shija.

Vini re në fillim ngjyrën e birrës, qartësinë, shkumën, bulëzat që clirohen dhe pastaj tundeni birrën që të clirojë aromat dhe nuhatini me ngadalë ato. Në fund është koha për të shijuar.  Pini një gllënjkë ose dy për të përgatitur qellzën brenda gojës tuaj, dhe pastaj në fund, është koha për të pirë gllënjkën që do të degustoni.

Mos e gëlltitni përnjëherë gllënjkën e birrës! Mundohuni të provoni cfarë ndjesie ju krijon ajo në gjuhën tuaj dhe ndërsa jeni duke u përpjekur për të evidentuar shijen dhe ndjesinë që ju krijohet nga birra,  nxirrni pak gogësimë dhe përpiquni të identifikoni aromat që clirohen gjatë saj.

Sigurisht  që ky lloj degustimi apo shijimi i birrës, nuk është një proces me saktësi të madhe shkencore. Çështja është që të ushtrohemi dhe të zotërojmë ato njohuri që na ndihmojnë për të bërë dallimin midis cilësisë dhe shijes  së ndryshme të birrave apo pijeve të tjera, me qëllim që të dimë të evidentojmë dhe shijojmë ato më të mirat.

Show Buttons
Hide Buttons